Kryeministri Rama ka reaguar pas protestës së fuqishme të studentëve e cila nesër p-ritet të zhvendoset para kryeministrisë.
Rama nuk jep përgjigje për kërkesat e studentëve që nuk janë plotësuar, përjashtuar heqjen e VKM-së për tarifat për provimet e mbartura, por në një postim të bërë në rrjetet sociale pak më herët ka treguar projektin e një investimi që po ndërmerret me qeverinë gjermane, për kushtet e konvikteve.
Reagimi:
Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti
(B.H/Faxweb)