Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Vlorës, kryeministri është kryqëzuar nga pyetjet e studentëve të cilët e kanë pyetur për pasurinë e tij.
Rama është gjendur jo pak në siklet, ndërkohë që për pyetjet e tyre ja ka hedhur fajin medias duke akuzuar studenten se flet sikur ka dalë nga kazazni.
“Unë e kam zili pasurinë tuaj. Jetoni në luks! Pse nuk e ndan pasurinë me të varfërit”- u shpreh studentja.
“Keqardhje, flisni sikur sapo keni dalë nga kazani. Po s’keni faj ju, kështu jeni mësuar. Kazani nëpër shtëpitë tuaja ju kontaminuar mendjet. Unë nuk jetoj në luks.Unë nuk jetoj për të fituar. Unë fitoj për të jetuar. Nuk jam për të mbrojtur pasurinë.
Ideja që njerëzit nuk kanë bukë të hanë është një ide e shtrembur. Më flet pse ikin njerzit. Po ju them nuk jeni në kohën e komunizmit që njerëzit mos të lëvizin.”- u shpreh Rama.
Kujtojmë se studentët e Universitetit të Vlorës i kanë bërë suprizën më të hidhur të këtyre kohëve kryeministrit Rama.
Pas protestës që bënë në oborrin e Universitetit, ata kanë marrë fjalën dhe kanë thënë se ky takim është farsë duke u larguar më pas nga salla.
Personat që mbetën në takim me Ramën janë anëtarë të FRESSH dhe persona që nuk kanë pasur lidhje me protestën e studentëve.
Disa prej studentëve madje thonë se janë dhunuar fizikisht nga vetë kryeministri Rama, i cili e humbi për disa çaste durimin.
(M.Q/Faxweb.al)