Vijojnë vonesat në avionët e linjave që fluturojnë nga Rinasi. Në një denoncim të bërë së fundi pasagjerët që do të ktheheshin nga Italia në orën 17:00 të pasdites së djeshme, janë lënë deri sot në pritje në aeroportin e Pisas marrë asnjë përgjigje në këmbim. Kompania që nuk jep shpjegime është Fly Ernest.
“Pershendetje JOQ ju lutem te na mbeshtesni ne shqetesimin tone! Qe dje prej ores 17:00 jemi ne pritje te mberritjes se avionit te kompanise Fly Ernes qe duhet te mberrinte ne aeroportin e Rinasit ne oren 18:40 eshte data 2 Dhjetor ora 13:25 dhe familjaret tane jane ende duke pritur ne aeroportin e Pisasa pa asnje shpjegim se kur do te nisen.
Rikujtoj se ne pritje ka femije ,te moshuar dhe gra shtatzena pa asnje ndihme dhe nje sanduiç qe i kane ofruar jane detyruar ta paguajne 2 euro.I bejme thirrje shtetit Shqiptare te reagoje per kete incident qe demton edhe me shume imazhin e vendit tone.Aktualisht familjaret tane qendrojne ne aeroportin e Pises ne gjendje te renduar fizike dhe mendore pa asnje konfirmim per nje orar nisjeje apo zevendesim me nje avion tjeter.
Kjo video eshte nga brenda aeroportit. Eshte i prishur,ky eshte informacioni i vetem qe kane
Pasi hipen ne avion dje dhe ishin gati per tu nisur u kuptua qe ishte i prishur motorri dhe i zbriten serisht
qe dje ne ore 17:00 vazhdojne te qendrojne ne aeroport pa asnje shpjegim.”