Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj sot ne Kuvend akuzoi ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj pasi sipas saj ka shantazhuar nërpermjet sms-ve dhe telefonatave gjyqtarët dhe prokurorët.
Sipas Kryemadhit bashkëshorti i Etilda Gjonajt, gjithashtu është përfshirë në korrupsion, dhe se ka lidhje me Ervis Martinajn dhe shumë pika të tjera bastesh.
“Unë nuk e kam sulmuar se është kushërira e një lidhje familjare të Metës, por i bëj me dije se nuk ka asnjë mënyre që mund ta mbrojë ministren Drejtësisë, duke shantazhuar punonjësit e saj, se ajo e di shumë mirë se korrupsionin e ka brenda në familje. I them Etilda Gjonaj të jetë e kujdesshme ne telefona apo mesazhet që u con gjyqtarëve dhe prokurorëve”,- tha Kryemadhi.
Kujtojmë se ditën djeshme janë arrestuar katër ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë me akuzën e abuzimeve me tendera. Gjonaj deklaroi dje se janë në verifikim dhe dy ish ministra të LSI-së Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
(M.Q/Faxweb.al)