Pas apelit për ndihmë ne Fax News dhe Fax Web për Gentjan Ndoj, 31-vjeçarin nga Shënkolli i qytetit të Lezhës ka filluar grumbullimi i parave.
Famullia e këtij fshati së bashku me disa të rinj kanë mbledhur rreth 8 mijë euro për kurimin e Gentit, i cili pritet të kryhet në një spital në Itali. Miqtë e Gentjanit kanë dalë shtëpi më shtëpi për të grumbulluar shumën prej 25 mijë eurosh.
Gjithashtu një emigrant që jeton në New York ka zhvilluar një koncert humanitar që të ardhurat të shkojnë në llogarinë e 31 vjeçarit nga Shenkolli i Lezhës.
Të rinjtë flasin për Fax News dhe shprehen: Me çdo kusht do bëjmë shumën që i duhet shokut tonë. Shteti s’po bën asgjë për ti shpëtuar jetën Gentit. Banorët e Shënkollit janë shumë human, kemi arritur të mbledhim rreth 4 milionë lekë brenda ditës.
Gjithashtu për të ndihmuar Gentin u zhvillua edhe një mbrëmje humanitare e organizuar nga Marjan Gjini më datë 9 shkurt në SHBA.
31 vjeçari pësoi një aksident automobilistik dhe dëmtoi dy frakturat e femurit bilateral Sinister edhe dexter. Gjithashtu dëmtoi dhe dy nervat ishiatik ku në gjymtyrët e dy këmbëve e ka ndjeshmërinë zero. Infeksioni që ka në këmbë ka bërë që Ndojit ti rrezikohet jeta, pas infektimit dhe të gjakut të tij.
Gentiani ka kryer 9 ndërhyrje kirurgjikale në Shqipëri, por pa sukses dhe ka 10 vite me infeksionin Osteomyelitis, edhe 1 fistul të ngjitur në një nerv në kofshën e djathtë. (LEXO KËTU)