Kolegji i posaçm i Apelimit ka shtyrë dhënien e vendimit për prokuroren Antoneta Sevdari.
Shtyrja e dhënies së vendimit është bërë për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik për t’u njohur me një denoncim të ri të depozituar në KPA.
Seanca gjyqësoer është shtyrë për datën 19 shkurt 2019 në orën 12:30.
Njoftimi i KPA:
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.17/2018, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari.
Gjatë kësaj seance, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit mbi kriterin e pasurisë dhe atë profesional dhe kërkoi çeljen e hetimit mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave për krijimin e pasurive të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të.
Subjekti i rivlerësimit, parashtroi prapësimet e tij ndaj shkaqeve të ankimit të paraqitura nga Komisioneri Publik për kriterin e pasurisë dhe atë profesional dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, lënien në fuqi të vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik për t’u njohur me një denoncim të ri të depozituar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në ngarkim të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 19.02.2019, ora 12.30.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
(Faxweb.al)