Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të njohur dhe të të komentuara të showbiziit. Ato gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me lidhjen e tyre të dashurisë.
Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikojnë foto dhe video të ndryshme nga përditshmëri e tyre dhe momentet e ëmbla në çift.
Mirëpo, në një postim të fundit Klea ka filluar të ankohet publikisht për Elgitin dhe për sjelljet e tij. Moderatorja ka publikuar një foto ku këngëtari shfaqet shumë i fokusuar duke luajtur një lojë në celularin e tij dhe pranë fotos Klea tregon se Elgiti është shumë i fiksuar pas kësaj loje.
“Kur ti shkon në shtëpi dhe pret që ai të jetë atje duke të pritur, me ‘krahët hapur’, më e keqja, unë teshtiva dhe ai as nuk më tha ‘shëndet’. Kjo lojë po më bën të dal jashtë kontrollit. Ndihmë”, ka shkruar Klea pranë fotos.
Discussion about this post