Nga atentati i ndodhur ditën e sotme pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë, i plagosur ka mbetur edhe shtetasi Armando Sulejmani. Një emër i njohur ky për drejtësinë, si pjestar i bandës së Gaxhait. Sulejmanit iu bë një tjetër atentat në maj të vitit 2016.
Armando Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, u qëllua në 2016 nga dy persona, duke u plagosur. Ngjarja në atë kohë ndodhi në hyrje të pallatit ku Sulejmani banonte.
Në 2016 ai mundi ti shpëtonte atentatit pasi iu kundërpërgjigj breshërive të armëve. Megjithatë, emri i Armando Sulejmanit është i njohur për Vlorën. Ai njihet si një nga anëtarët e Bandës famëkeqe të Gaxhait, drejtuar nga Gazmend Braka, rivalë të Zani Çaushit dhe të akuzuar për vepra të rënda të kryera në vitin 1997.
Sulejmani njihej me nofkën “Çipuri” dhe pas kryerjes së dënimit me 20 vite burg, kishte dalë i lirë. Ai akuzohej për vrasjen e mbetur ne tentative te shtetasit Robert Boraku, ngjarje e ndodhur në datën 22.6.2002.