10:04 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRAT/ Kush janë viktimat e atentatit në Vlorë, u ekzekutuan me breshëri plumbash

13:33 | 17/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRAT/ Kush janë viktimat e atentatit në Vlorë, u ekzekutuan me breshëri plumbash

Një nga viktimat në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku dy persona janë vrarë me breshëri plumbash automatiku dhe një ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një moteli, në rrugën Dhimitër Konomi pranë “Ujit të Ftohtë”.

Burime për Fax News bëjnë të ditur se viktima janë Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të moshës 35-40 vjeç dhe bëhet e ditur se nuk janë banorë të zonës. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani dhe mendohet se ky i fundit ka qenë objektiv i atentatit.

Një nga viktimat është gjetur në rrugë, ndërkohë që një tjetër është gjetur në makinë.

Informacion paraprak

Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta.

Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje.

Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera.

Viktima në Vlorë

Sipas raportimeve për Fax News nga vendngjarja, banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar breshëri të shtënash, duke e parashikuar situatën si një luftë, pasi janë shkarkuar dy karikatorë.

Dyshohet se atentatin e kanë kryer disa persona me makinë, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tyre.

Po ashtu është gjetur një automjet i djegur në Babicë, që mendohet se është përdorur nga atentatorët.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: arjan hasaniarmando sulejmaniorest rexho
Pas

VIDEO/ Dy të vrarë me breshëri plumbash Vlorë, viktima ende i shtrirë në tokë

Para

FOTO/ Kush ishte objektivi sulmit në Vlorë, tre vite më parë i shpëtoi një atentati

Para
FOTO/ Kush ishte objektivi sulmit në Vlorë, tre vite më parë i shpëtoi një atentati

FOTO/ Kush ishte objektivi sulmit në Vlorë, tre vite më parë i shpëtoi një atentati

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Operacionalja 53”/ Arrestohet në Tiranë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Detaje të reja nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari me mavijosje në qafë, dyshohet se është mbytur

Situata e zjarreve në vend/16 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

EUROPOL zbardh operacionin me 28 të arrestuar

Aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit bllokojnë urën në hyrje të fshatit, policia pengohet të mbërrijë në zonë

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Gjermania me numër rekord banorësh! Shkak jo lindjet, por emigrimi

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Mat/Gjendet i pajetë një 23-vjeçar pranë liqenit të Shkopetit(EMRI)

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.