19:03 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e socialistëve, Vangjush Dako dhe 3 herë të mandatuarit ‘gati’ për zgjedhjet e Qershorit

14:24 | 26/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Menduat se ligji e pengonte? Çfarë thotë Edi Rama për rikandidimin e Dakos dhe Sejdinit

Është rrëzuar kërkesa e PS-së për të mos lejuar që të kandidojnë kryebashkiakët që kanë tre mandate në detyrë.

Kështu nuk ekziston asnjë pengesë ligjore tashmë për të ndaluar Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin apo Adriatik Zotkën e PS-së që të kërkojnë një mandat tjetër në zgjedhjet e Qershorit. Po ashtu në radhët e demokratëve janë të lirë të rikandidojnë dhe Xhelal Mziu dhe Fiqiri Ismaili si dhe Zef Hila.

Lidhur me këtë çështje ka pasur diskutime të shumta sot në KQZ, ndërsa ai që ka bërë diferencën është kryetari Klement Zguri, i cili ka votuar kundër kërkesës së socialistëve. Duke qenë se ishte udhëzim, kërkoheshin 5 vota unanime për tu kaluar.

Duket te Ramës i ka dështuar skema që të largojë Dakon me ligj, duke bërë që të vendosin strukturat për më tej.

Ligji për qeverisjen vendore i ndryshuar në vitin 2015, e përcakton se kryetari i Bashkisë mund të ushtrojë vetëm tre mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë. Dhe mund të ketë të drejtë të rikandidojë vetëm pas një shkëputjeje, pra jo më shumë se tre mandate njëra pas tjetrës.

Ndërkohë edhe pse ligji ka ekzistuar, interpretimet që i janë bërë prej kryebashkiakëve, kanë qenë të tilla që i hapnin shteg kandidimit të tyre, pra të kryetarëve me më shumë se 3 mandate, edhe në këto zgjedhje të 2019-ës. Sipas tyre, ligji hyn në fuqi në momentin që është miratuar (2015), dhe nuk ka fuqi prapavepruese.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: 3 mandatetedi ramarama
Pas

“Si do ta heqim qafe Fiqiri Ismailin”, debat në KQZ për kryebashkiakët me 3 mandate

Para

Zbutën dënimin për Dritan Dajtin, Prokuroria nis hetimin për 3 gjyqtarët

Para
Akuzohet për vrasjen e 4 policëve, Apeli dënon Dritan Dajtin me 25 vite burg

Zbutën dënimin për Dritan Dajtin, Prokuroria nis hetimin për 3 gjyqtarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Lufta’ për mandatin/ Shabani i përgjigjet sërish Lapajt: Daja im vendosi të mos tërhiqet pasi e kërcënove me fëmijët

Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s

SHBA-të i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Sirisë

Tarifa të rënda ndaj importeve braziliane/ Protesta kundër Trump, përkrahje e papritur për presidentin Lula

Kërcënohet sërish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Trump i sëmurë? Publikohen fotot me këmbë të fryra dhe dora me fondatinë

Trump pret kryeministrin e Katarit në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar armëpushimin në Gaza

Adriatik Lapaj shpërthen pas zgjedhjeve: Është angazhuar gjithë këneta për të mos më lejuar në Kuvend

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci për llogari të Italisë. 42 persona nën hetim

LDK dorëzon kallëzim penal për Qeverinë Kurti: Çdo vendim i marrë pas 27 marsit është i paligjshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.