Policia përdori pretekstin e përplasjes së protestuesve ku mbetën të plagosur edhe dy efektive të cilët u detyruan të tarhiqen nga pjesa kordoni mbojtës përpara Kuvendit, për të hedhur gazlotsjellës.
Hedhja e gazit është masive e cila ka bërë që qytetarët të distancohen herë pas here. Ndërkohë kreu demokrat Lulzim Basha ka bërë thirrje që të mos hidhet gazlotsjellës pasi në protestë ka edhe gra shtatzëna.
Basha ka kënduar këngën e njohur partizane “Ejani mblidhuni këtu” duke iu bërë thirrje protestuesve të bashkohen duke paralajmëruar kryeministrin Rama dhe Ministrin Lleshaj se dita kur do të japin llogari do të vijë.
“Edi Rama e Sandër Lleshaj që urdhëruan hedhjen e gazit lotsjellës mbajeni mend edhe mbi gratë shtatzëna, dita do të vijë për ju. Do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit. Sovrani do ju çojë para drejtësisë dhe në burg aty ku e keni vendin horra dhe tradhtarë”, deklaroi Basha.
Ndërkohë as kreu I PD-së Basha dhe as ajo e LSI-së Monika Kryemadhin nuk janë tërheëqur nga protesta, përkundrazi, ata kanë bërë thirrje për rezistencë.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/787359894975277/
(F.GJ/FAXWEB.AL)