Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, çdo ditë në rrjetet sociale propagandon punët që ka kryer bashkia, ku më të zakonshme janë mbjellja e pemëve, shtrimi i ndonjë trotuari apo dhe lyerja e fasadave.
Së fundmi në një postim në Facebook, Veliaj ka publikuar lyerjen e fasadës së një ndërtese në afërsi të Stadiumit “Dinamo”. Punimi është kryer nga piktori Eljan Tanini, i cili dikur protestonte kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për betonizimin e Parkut tek Liqeni Artificial.(Lexo këtu)
Por duket se “vepra” e Taninit në fasadën e ndërtesës nuk është pëlqyer aspak nga qyetarët, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre me komente në postimin e kryebashkiakut.
“Për cirk dhe për karnavale është super…po ajo ndërtesa me tulle kishte karakterin e vet dhe ti ja ke përdhunuar…”– shprehet një nga komentueset.
Një tjetër komentuese shkruan se: Po nuk është fletore fëmijësh gati për tu ngjyrosur ajo ndërtesë mor zotëri . Krijoni një sistem të rregullt që të kënaq syrin me seriozitet jo kur t’ju shkrepet zogu hajt po “vizatojm këtë pallatin”
Ndërkaq një tejtër komentues shkruan: Ishte shumë bukur, tani është bërë si kasollet e arixhinjve! Mos vazhdoni ta shëmtoni Tiranën!
“Një shpenzim parash i panevojshëm”, shkruan një tjetër. “Katastrofë, më mirë siç ishte sesa zhgarravinat qesharake të Erjonkës!”- shkruan një komentues tjetër.
(M.Q/Faxweb.al)