Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë tek “21 Dhjetori”.
Një automjet është përplasur me urbanin e linjës së Sharrës, dhe më pas ka goditur edhe trafikndarësen.
Mësohet se 3 vajza kanë mbetur të lënduara, dhe janë dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit.
Denoncuesi thotë më tej se semafori në kryqëzim nuk ka punuar, dhe kjo është bërë shkak për përplasjen e mjeteve.
Një qytetar që ka qenë në vendngjarje është shprehur: ”Autobuzi perplaset me i citroen c3..te citroeni ndodheshin 3 vajza..qe kan ikur ne spital urgjend..kurse shoferin e autobuzit e sheqeruan te komisariati i 2. Shkaku aksidentit esht se nuk punoni semaforet ne rrug.”
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë për ngjarjen, dhe as rrethanat e aksidentit.