07:03 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës, policia merr masa, blindon Tiranën me mjete të rënda (Video)

08:02 | 28/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e opozitës, policia merr masa, blindon Tiranën me mjete të rënda (Video)

Pas vendimit të opozitës pak ditë më parë për të shoqëruar çdo seancë parlamentare të të enjtes me protesta para Kuvendit, mesa duket një protestë e tillë do të mbahet në orët në vijim gjatë ditës së sotme.

Kjo duket qartazi edhe nga pamjet e mëposhtme ku Tirana po përgatitet për protestën e sotme, ndërsa policia po merr masa të rrepta sigurie duke vendosur automjetet e rënda në lëvizje për këtë protestë.

Vendimi i marrë nga Opozita për të protestuar çdo të enjte është një vendim i cili do të vijoj të zbatohet deri në protestën e madhe që do të mbahet në datën 13 prill në orën 18:00. (LEXO KETU) 

Sot në Kuvend nga ana tjetër do të marrin mandatin dhe tre ‘’tradhëtarë” nga listat e PD-së dhe LSI-së: Adriatik Alimadhi, që është kreu i Ballit Kombëtar, dhe njëherësh aleat i Bashës, Arben Elezi që do të marrë mandatin e Edmond Spahos në qarkun e Elbasanit, dhe Ambra Borova e LSI-së, që do të marrë vendin e lënë në Kuvend nga Agron Çela në Shkodër.

Me tre prurjet e reja në Kuvend, numri i deputetëve që do të ulen në sallë janë 99. Nga opozita e re, vendet më të shumta i ka zënë LSI me 11 deputetë, si dhe Lefter Koka, ndërsa nga PD janë 6 deputetë të rinj, dhe dy përfaqësuesit që nuk lanë mandatin Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Protesta e sotme është në vazhdën e protestave që opozita ka deklaruar se do të organizoje deri në rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie teknike si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Etiketa: mjete te rendaPDprotesta 28 mars
Pas

Shteti i nxjerr në rrugë, familja shqiptare në Francë fle në makinë

Para

Zbulohet sera e farave të kanabisit në Kurbin, arrestohet 50-vjeçari

Para
VIDEO/ Pamje nga vendngjarja ku aksidentua rëndë 24-vjeçarja pasi u shkëput ashensori

Zbulohet sera e farave të kanabisit në Kurbin, arrestohet 50-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.