14:28 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të shtënat me armë në Vlorë, policia jep detajet e ngjarjes

14:25 | 29/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të shtënat me armë në Vlorë, policia jep detajet e ngjarjes

Rreth dy orë më parë në media u raportua se një operacin policor në Vlorë për kapjen e dy personave në kërkim, ishte shoqëruar edhe me të shtëna armësh midis tyre dhe policisë.

Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga qytetarë të ndryshëm të cilët janë ndodhur pranë vendit të ngjarjes.

Ndërkohë policia e Vlorës, në një deklaratë zyrtare bën me dije se “Falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë të Policisë, u arrestua në flagrancë një person me armë zjarri, si dhe u shpall në kërkim një tjetër. Sekuestrohet një armë zjarri tip “Pistoletë” dhe automjeti me të cilin udhëtonin”.

Sipas kësaj deklarate, Policia bën me dije se u ka bërë shenjë ndalimi por personat që qarkullonin me automjetin Touareg nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndalur por janë larguar me shpejtësi.

Policia ka mundur të vërë në pranga njërin prej tyre, 31 vjeçarin A.T., nga Vlora, i cili ishte fshehur në një banesë në lagjen “10 Korriku” Vlorë, si dhe ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri tip “Pistoletë” dhe një automjet “Touareg”.

Deklarata e plotë:

Vijojnë denoncimet nga qytetarët në të gjithë vendin për raste të paligjshmërisë.

Falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë të Policisë, u arrestua në flagrancë një person me armë zjarri, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Sekuestrohet një armë zjarri tip “Pistoletë” dhe automjeti me të cilin udhëtonin.

Shërbimet e Policisë së Vlorës pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas që po qarkullonin me një automjet dyshohet se kishin armë zjarri, menjëherë organizuan punën duke identifikuar vendndodhjen e personave dhe të automjetit.

Policia u ka bërë shenjë ndalimi por personat që qarkullonin me automjetin Touareg nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndalur por janë larguar me shpejtësi.

Policia ka mundur të vërë në pranga njërin prej tyre, 31 vjeçarin A.T., nga Vlora, i cili ishte fshehur në një banesë në lagjen “10 Korriku” Vlorë, si dhe ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri tip “Pistoletë” dhe një automjet “Touareg”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi tjetër, një 33 vjeçar që mundi të largohej, ku vazhdon krehja e zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.

Burime për Fax News njoftuan rreth dy orë më parë se gjatë operacionit të policisë për kapjen e tyre, ka patur edhe të shtëna me armë zjarri.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: policia perplasje me dy te ndjekurTe shtena me arme ne Vlore
Pas

Reforma në Drejtësi/ Reagon Ambasada e SHBA: Vazhdon të ecë përpara në rrugën e duhur

Para

Është zyrtare! Këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e politikës

Para
Është zyrtare! Këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e politikës

Është zyrtare! Këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e politikës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues, topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Secret Flat”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase të huaja.

Sherri me Trump, Musk: Është koha për një parti të re politike në Amerikë!

Shkel dënimin e dhënë për akuza të rënda, në pranga shqiptari në Itali

Shkodër – Dhunë fizike, kanosje, ndërtime pa leje dhe shkelje pronësie, procedohen disa shtetas

Bie prodhimi energjisë në janar-prill, HEC-et në Drin siguruan 47% të sasisë

Elbasan /Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”

Plagosja e çiftit në Gosë, shkak u bë qeni

Spiropali vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane për Kurban Bajramin

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.