Policia Italiane në bashkëpunim me Policinë e Anglisë ka berë të mundur shkatërrimin e një bande shqiptare në Itali që merrej me emigracionin klandestin, trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe të armëve të luftës.
Mëngjesin e sotëm në Frascati janë arrestuar 11 shqiptarë, 2 janë lënë në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë me detyrim paraqitjeje,
Sipas mediave italiane këto grupe kriminale organizonin trafikim të sasive të mëdha të marihaunës që vinte nnga Shqipëria. Droga që vinte nga Shqipëria kishte si destinacion përvec Italisë dhe Anglinë duke formuar “një korridor” nëpër të cilën trafikoheshin lëndët narkotike.
Finalizimi I këtij operacioni është bërë i mundur nga pakujdesia e një gruaje me origjinë shqiptare të cilës ju zbulua identiteti fals në dokumentin që mbante në aeroportin e Londrës.