Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, kërcënon me gjyq këngëtaren Rezarta Shkurta, për shkak se kjo e fundit në një reagim publik e akuzonte për qindra fëmijë të vrarë në Gërdec.
‘’Pas te akuzuarit per trafik droge (Tahirit), pas mikut te trafikantit te droges (Balles) radhen per te “kenduar” para gjykates do e kete partnerja e trafikantit te droges”, shkruan Shlëzen Berisha.
Çfarë ndodhi më herët mes Sali Berishës dhe Rezarta Shkurtës:
Këngëtarja Rezarta Shkurta i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas akuzave të tij për bashkëshortin Ermal Hoxha.
Berisha kishte publikuar më herët një foto të Ermalit në të cilën shkruhej: “Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg”.
Më tutje ish-kryeministri shkruante se nipi i ish-diktatorit është një narkotrafikant i lënë i lirë.
Por Rezarta nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka publikuar postimin e Berishës ndërkohë që i kërkon të mos merret me nipin e atij që i ka hequr kallot e këmbëve:
“Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por meru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg”.
Hoxha la qelinë e burgut të Fierit pasi i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg nga dënimi për dosjen “Xibraka”.
(E.K/FAXWEB.AL)