2 muaj pas protestës së opozitës më 16 shkurt, 35-vjeçari Gjergj Elezi është “harruar” nga Gjykata duke e lënë atë në arrest shtëpie, në pamundësi për t’i siguruar familjes mbijetesën.
35-vjeçari nga fshati Rrëmenj i Pogradecit, i cili është arrestuar për prishje të qetësisë publike, kundërshtim të forcave të rendit dhe prishje të pronës publik është lënë nga Gjykata në arrest shtëpie prej 2 muajsh.
Çështja është çuar në Gjykatën e Apelit por situatës nuk i është dhënë asnjë zgjidhje, pasi nuk është marrë vendimi.
Gjergj Elezi bën thirje për lehtësim nga Gjykata sepse atij i duhet të dalë e të punojë dhe të mbajë famijen , të rrisë fëmijët 2 fëmijët e tij i vetëm, për shkak se është i divorcuar.
“Vetëm një asistencë të plakut që është i paralizuar, merr 100 mijë lekë të vjetra. Kërkojmë një lehtësim nga Gjykata. Tërë bota po proteston, po nuk i arreston njeri. Të na nxjerri të vemë në punë, kemi frikë”, u shpreh Elezi për gazetaren e Fax News Ledjona Xheladinaj.
I ftuar sot në studion e Fax news për të folur për rastin në fjalë është avokati Ledio Braho.
Braho thotë se një njeri lihet në arrest shtëpie kur ekziston mundësia për të dëmtuar provat, të arratiset apo të kryejë një vepër penale të ngjashme apo dhe më të rëndë dhe se kjo masë është e tepruar dhe pa baza sipas Kushtetutës dhe ligjit.
“Veprat për të cilat akuzohet 35 vjeçari nuk janë të tilla sa mund të rrezikojnë një nga pikat e mësipërme dhe ti thyejë ato rregulla. Liria për tubim është liri që sigurohet nga Kushtetuta dhe Konventa europiane e të drejtave të njeriut.
Është e tepruar masa e arrestimit apo e lënie arrest shtëpie e njërëzve. Prishja e qetësisë publike më duket si një masë e tepruar për lirinë e tubimit. Në rastin në fjalë i mohohet e drejta për punë dhe kudjesit të fëmijëve.”
Braho ka folur gjithashtu dhe për protestën e banorëve tek breku i lumit dhe thotë që është e drejtë kushtetuese e çdo njeriu të protestojë dhe se po cënohet e drejta e këtyre banorëve.
(J.B/FAXWEB.AL)