Shumë pak pas fejesës së Jennifer Lopez me Alex Rodruguez, miku i Alex, bejsbollisti Jose Canseco u shpreh publikisht se e kishte tradhtuar Jennifer-in me ish-gruan e tij, Jessica.
Pak ditë më vonë ka qënë modelja e Playboy, Zoe Gregory pretendonte se kishte shkëmbyer mesazhe me Alex-in dhe se ai i kishte dëguar foto duke i ka kërkuar video seksi në këmbim, e rrjedhimisht duke I përforcuar më shumë fjalët.
Në të dyja rastet Jennifer zgjodhi të mos reagonte dhe të vazhdonte jetën sikur asgjë të mos kishte ndodhur. E ftuar në “The Breakfast Club”, J.Lo foli për herë të parë duke mbrojtur të fejuarin e saj.
“Për mua nuk ka rëndësi, unë e di të vërtetën. Unë e njoh atë, ai më njeh mua. Ne jemi të lumtur. Nuk do t`i lejojmë njerëzit të ndërhyjnë për të na treguar si është marrëdhënia jonë, kur ne e dimë më mirë”, -është shprehur Jennifer.
Mesa duket J.Lo është shumë e lumtur me të fejuarin e saj, duke bërë kështu që thashethemeve të mos u kushtoj shumë rëndësi.