Gazetari i Fax News Sokol Dema ndodhet sot në Tapizë, në fshatin ku dyshohet se u fshehën autorët e grabitjes së parave në Rinas.
Burime bëjnë me dije se grabitësit janë fshehur në disa prej tuneleve në zonë, në mënyrë që t’iu shmangeshin punonjësve të Policisë që ishin vënë në ndjekje të tyre.
Në brendësi të tunelit janë gjetur dhe mbetjet e makinës që autorët përdorën për t’u larguar nga vendngjarja, që më pas i vunë flakën në mënyrë që të humbasin gjurmët.
Për më shumë ndiqni raportimin e gazetarit:
Kujtojmë se autorët ende nuk janë identifikuar nga ana e Policisë, ndërsa hetimet për personat e përshirë vijojnë. I vetmi person i identifikuar është Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në rrethana ende të paqarta, pas përplasjes me armë zjarri me Policinë. Mirëpo familjarët kanë ngritur pretendimet se ai mund të jetë vrarë nga vetë grabitësit.
(E.K/FAXWEB.AL)