Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Maggiore. Ai është Festim Brakollari i cili jetonte në Arona të Italisë.
Ishin zhytësit e Brigadës së Zjarrit që gjetën trupin e 38-vjeçarit të pajetë në një thellësi prej njëzet metrash të mbytur në liqen, njëqind metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës për ankorimin e anijeve.
Mësohet se zhytësit ishin angazhar menjëhrë pas rënies së alarmit. Për të gjetur trupin e Brankollarit, gjithashtu ishte angazhuar po ashtu edhe një helikopter për të fluturuar në zonë, përveç intervenimit të karabinierëve të Arona. Ekzaminuesi mjekësor, i cili mbërriti në stacion rreth orës 21:00 , konfirmoi vdekjen e 38-vjeçarit.
Mësohet se Brankollari jetonte me gruan dhe vajzën e tij në Arona, i cili kishte më shumë se 10 vjetë që punonte në një hotel pranë liqenit Meina, raportojnë mediat italiane.
(B.K/FAXWEB.AL)