Breshëri domatesh dhe bidonash me qumësht në drejtim të Kryeministrisë. Fermerët e ardhur nga rrethet e vendit në shenjë revolte ndaj politikave qeveritare kanë qëlluar Kryeministrinë me produktet e tyre.
Ndërkohë protestuesit kanë hedhur bojë dhe shashka.
Faxweb ka siguruar videon ku shohen ish-drejtori i OSHEE-së Sahit Dollapi dhe kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi të cilët përpiqen të ndalojnë revoltën e protestuesve dhe të parandalojnë një përplasje të mundshme mes këtyre të fundit dhe policisë.
Policia, FNSH dhe RENEA kanë marrë masa ekstreme për mbrojtjen e Kryeministrisë.
Kjo është protesta e 3-të masive që zhvillon opozita e bashkuar pas asaj të 16 Shkurtit dhe të 16 Marsit, pas vendimit për të djegur mandatet e deputetëve dhe për të dalë në rrugë. Edhe në protestat e tjera kombëtare, pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, ndërsa për herë të parë qytetarët grumbullohen në orët e pasdites.
Opozita kërkon një qeveri tranzitore, që të mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër. Vendi prej javësh ndodhet në një kolaps instyitucional, pasi ende nuk është bërë e mundur që të plotësohet numri prej 140 deputetësh që parashikon Kushtetuta e vendit.
E megjithatë derimë tani nuk ka asnjë hap pas nga mazhoranca socialiste, ndërsa Rama është shprehur se do të mbajë mandatin deri në vitin 2021.