Romanca e mundshme e Arbana Osmanit me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj, ka pushtuar mediat prej muajsh.
Të dy kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje, për të mos thënë asgjë për marrëdhënien mes tyre.
Por nga ana tjetër është e vështirë të gjeni një foto të regjisorit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” ku mungon komenti i moderatores Arbana Osmani.
Nga postimi i fundit i Grishajt kuptojmë se regjisori ndodhet në Londër dhe mes të tjerëve një koment është nga moderatorja, shkruan iconstyle.
“Paska dalë dielli në Londër”, shkruan Arbana shoqëruar me emoji-t e syve zemra.
Ndërsa përgjigja e regjisorit është:
“Dielli këtu do dalë vetëm në 2023”, bashkë me emoji-n e një puthjeje duke lënë kuptohet se mbase pas 3 vitesh do të ketë diçka zyrtare midis tyre.
Pavarësisht se deri më tani dyshja ka vendosur të mos reagojë lidhur me lajmin, por komente të tilla qartësojnë marrëdhënien mes tyre. Njohja mes regjisorit dhe moderatores dyshohet të ketë nisur nga ambientet e televizionit ku punojnë.