20:38 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përmend ’97 dhe akuzon Ramën për lider arbitrar, Ilir Meta: Në kohë për të ndaluar një konfrontim të pafalshëm

22:00 | 16/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata politike në vend, cilat janë mesazhet që dha Presidenti Meta nga Pogradeci

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se vendi ka bërë hapa prapa duke kaluar nga një demokraci parlamentare në një liderizëm arbitrar.

Sipas tij është e vështirë që të ndryshohen liderët pa ndryshuar sistemin zgjedhor duke argumentuar: “Nga një demokraci parlamentare kemi kaluar në një liderizëm arbitrar. Kemi bërë hapa prapa sa i takon demokracisë parlamentare dhe kemi bërë hapa para drejt një liderizmi arbitrar. Pa ndryshuar sistemin zgjedhor është e vështirë të ndryshosh liderët. Mos harrojmë që jemi një vend që kemi një trashëgimi autoritare dhe për shkak të këtij graviteti çdo hapësirë që mund t’i lihet liderit e çon atë drejt autoritarizmit”.

Meta deklaroi në emisioni “Përballë” në RTSH se kjo gjendje duhet të marrë fund, duke shtuar se jemi në kohë për të mos shkuar drejt një konfrontimi që do të ishte i pafalshëm për të gjithë. Me këtë Meta ka kujtuar edhe vitin 1997 duke theksuar se rrezikohen arritjet e vendit.

“Kjo gjendje duhet të marrë fund. Jemi në kohë për të mos shkuar drejt një konfrontimi që do të ishte i pafalshëm për të gjithë. Nuk duhet të rrezikojmë arritjet e vendit nga viti 1997 dhe në këtë drejtim duhet një reflektim nga të gjithë për të rikthyer vendin në një normalitet kushtetues”, tha Meta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ “Nuk ia falim që e fshehu dhe manipuloi ngjarjen”, flasin familjarët e Nertilit: Gazetarja ka qenë e dehur

Para

‘Goditje e rëndë për qytetarët’, Basha për rikthimin e vizave: Nuk i besojnë qeverisë Rama

Para
“Kishte urdhër për terror”, Basha: Ky është një informacion i cili ka rrjedhur në mënyrë…

'Goditje e rëndë për qytetarët', Basha për rikthimin e vizave: Nuk i besojnë qeverisë Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.