Moderatori i njohur Isli Islami mbrëmjen e kaluar ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, prej ku ka folur mjaft hapur për karrierën e tij dhe për jetën private.
Ai hyn në kategorinë e moderatorëve që flasin pa dorashka, kësisoj kur u pyet nga Rudina Dembacaj, se cilën nga moderatoret shqiptare do donte ta kishte të dashur, Isli nuk ka nguruar aspak që të japë një përgjigje.
“Viola Spiro”, është përgjigjur Isli, ndërkohë në vijim ai u shpreh se nuk e di nëse ajo është e lidhur apo jo.
Ndër të tjera, teksa foli për jetën e tij personale, Islami rrëfeu publikisht se aktualisht është i dashuruar, por jo i lidhur. /revistaclass