Ndodhur në pragun e zgjedhjeve lokale duket se interesi nëse do të marrë pjesë apo jo në zgjedhje “opozita e vjetër” është tepër i madh.
Pas tërheqjes së partive të vogla opozitare, duke nënshkruar për tu bërë pjesë e listave të zgjedhjeve, ajo çka rrit kureshtjen tashmë është nëse LSI-ja do vijoi në të njëjtën linjë, t’i mbetet besnike Bashës në nismën e tij, apo do të “braktis” atë duke iu bashkuar vendimit të partive të vogla.
I ftuar në “Open” me Eni Vasilin, gazetari Denis Dyrnjaja i ndodhur përballë ish presidentit Bujar Nishani ka bërë një deklaratë të papritur.
‘Kam informacion se LSI do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit’, u shpreh gazetari, duke kërkuar konfirmimin e Nishanit, ndërkohë që ky i fundit nguroi të fliste, duken thënë se nuk mund të shprehej në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim.