Është kanosur me armë zjarri një person me iniciale L.P ditën e sotme në qytetin e Krujës.
Sipas informacioneve në vendin e ngjarjes është arrestuar shtetasi me iniciale Sh.Q, 56 vjeç.
Ndërkohë që nga ana e Policisë së Krujës është sekuestruar arma e zjarrit dhe 1000 fishekë luftarak, shkaqet e kanosjes ende nuk bëhen të ditura.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa matërialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Informacion paraprak:
Kanos me armë zjarri një shtetas për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë.
Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh.Q.,56 vjeç ,banues në Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka kanosur duke qëlluar në ajër me armë zjarri në ajër shtetasin L.P.,51 vjeç, banues në Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan , arma e zjarrit pushkë, ,dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”