Një 45-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij në lagjen 10 Korriku në Vlorë.
Në gjaknxehtësi e sipër ai ka plagosur me thikë dhe një tjetër person, qytetar i rastësishëm që kishte ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar në flagrancë për dhunë në familje dhe plagosje të lehtë me dashje 45 vjeçarin G.K., me banim në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë pasi mbrëmjen e kaluar, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij si dhe ka goditur edhe një shtetas tjetër i cili po kalonte rastësisht dhe ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
(E.K/FAXWEB.AL)