Edhe në Elbasan ka vijuar reprezalja nga ana e Policisë pasi deri më tani ka realizuar shoqërimin 20 personave në komisarit.
Mësohet se janë mbi 20 persona të shoqëruar të cilët akuzohen për grumbullim të paligjshëm dhe bllokim rrugësh, si dhe për prishje të rëndit e qetësisë publike pasi gjatë ditës së sotme tentuan ti bllokonin rrugën eskortës së Kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se vizita e kryeministrit Rama është pritur me protesta në qytetin e Elbasanit, ku dhjetra qytetarë kanë bllokuar rrugën në Bradashesh.
Pavarësisht numrit të lartë të policëve, qytetarët u shprehën të vendosur në qëndresën e tyre, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike.
Së bashku me qytetarët në bllokimin e rrugës kanë qenë të pranishëm dhe ish-deputetë të PD-së si Luçiano Boçi dhe Edmond Spaho (lexo këtu).
Ky i fundit madje nuk është kursyer as nga efektivët e policisë, që sipas tij e kanë qëlluar me grusht.
Fillimisht në videon e mëposhtme Spaho fton qytetarët që të afrohen dhe të çajnë gardhin e Policisë, teksa iu thotë: Hajdeni mo hajdeni, pse rrini aty?!
”Të nderuar gazetarë besoj e patë se sa me urrejtje u prit Rama në Elbasan, ai e ka zhytyr vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe shoqërore”, u shpreh Spaho pas përplasjes.
Gjatë një debati me kreun e PD-së Aurel Bylykbashi, drejtori i policisë Elbasan Albert Nushi, u shpreh se të njëjtën gjë si ai, mbrojtjen e kryeminstrit, do të bënin edhe demokratët në rast se do të vinin në pushtet.
Pavarësisht protestasve të qytetarëve eskorta e kryeminsitri Rama ka mundur që të kalojë rrugën pa problem, ndërkohë që ai do të shfaqet në aktivitetin Bashkia që duam në orën 11:00, ku pritet që të konfirmojnë Gledian Llatjan si kandidat për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Kujtojmë se PD ka vendosur që të organizojë protesta sa herë që kryeministri Rama ka takime në qytete të ndryshme, dhe njëherë në javë do të ketë bllokim dhe të akseve kombëtare.
Kundër Ramës protestuan dje dhe qytetarët në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe, mirëpo kryeministri gjeti zgjidhjen duke u larguar me helikopter nga pika e Gjadrit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)