Në Shqipëri, ai rezultonte në kërkim me identitetet Nikaj dhe Murataj, kurse me të tjerat në shtetin grek. Admir Murataj ka qenë në kërkim edhe në Greqi për disa ngjarje kriminale, për grabitje bankash e bankomatesh me vlerë 2 milionë Euro, për vrasje dhe për arratisje nga burgu i Trikalas në vitin 2013 së bashku me 10 persona të tjerë.
Ndrërkohë pas grabitjes së blindave me para në Qafë Kashar, të riorganozoheshin sërish për të realizuar një nga grabitjet më spektakolare mesditen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit.
Më datë 9 Prill 2019, Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policisë, gjatë tentativës për t’u arratisur pas grabitjes së miliona Eurove të bankave nga aeroporti i Rinasit, të cilat do të transportoheshin drejt Austrisë. Kurse bashkëpunëtorët e Muratajt mundën të arratiseshin dhe janë në kërkim.
Në Shqipëri, Murataj ka qenë i përfshirë në disa grabitje të bankave dhe blindave me para. E para ka ndodhur më 13 Shkurt 2015, ku pranë bulevardit “Zogu i Parë” në Tiranë, nën kërcënimin e armëve bashkë me dy të tjerë grabiti një bankë të nivelit të dytë.
Më 3 Dhjetor 2015 në aksin Qafë Kashar – Rinas, u vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë nga një furgon i blinduar që po i transportonte.
Më 9 Shkurt 2017 u krye goditja e tretë në rrugën e Rinasit, ku një autoblindi me para iu bë pritë në mes të rrugës.
Më 4 Janar të vitit 2019 një sasi tritoli shpërtheu në një bankomat në qendër të Urës Vajgurore. Gjithashtu po i njëjti grup më 8 Janar 2019 dyshohet se ka vendosur një sasi tritoli që shpërtheu në një bankomat në kryeqytet.
Vizion Plus ka siguruar një foto të Admir Muratajt në vilën e tij në Prezë ne vitin 2017, pak ditë para grabitjes së blindave me para në Qafë Kashar, ngjarje për të cilën arriti t’i shpëtoi operacionit “patriot” ku u arrestuan bashkëpunëtorët e tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)