Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë në orët e para të mëngjesit dy persona pasi i vodhën fugonin shtetasit A.P dhe ka shpallur në kërkim 25 vjeçarin R.K. me precedent në fushën e vjedhjes i cili mundi të larghej gjatë ndjekjes nga Policia.
Dy personat e arrestuar A.M., 41 vjeç, banues në Kurbin dhe E.P.,32 vjeç, banues në Lezhë janë akuzuar për vepren penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Mjeti i vjedhur fshatin Ishull-Lezhë gjet dhe bllokua 20 minuta pas njoftimit, nga forcat e rendit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Lezhë
Vodhën një mjet fugon, por falë reagimit në kohë të policisë arrestohen në flagrancë autorët .
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ishull-Lezhë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A.P, se disa persona i vodhën mjetin fugon dhe ishin larguar së bashku me mjetin, menjëherë shërbimet e policisë të Komisariatit Lezhë, janë vënë në ndjekje të tyre
Policia ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër rreth 20 minuta, të identifikojë dhe arrestojnë në flagrancë dy prej autorëve si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë në një lagje të qytetit të Lezhës shtetasit:
-A.M.,41 vjeç,banues në Kurbin
-E.P.,32 vjeç,banues në Lezhë
Si dhe ka shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.K.,25 vjeç, banues në Kurbin, me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.