Ish-ministri i Financave, Arben Malaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin A-Show ai tha se socialistët tashmë po qeverisin me arrogancë.
Për këtë ai solli si shembull, kryebashkiakun e Tiranës që sipas tij drejton pa zemër. Mes të tjerave Malaj është pyetur dhe për rikthimin e tij në politike, duke thënë se nuk mund të ndodhë përmes kësaj PS-je.
“Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Nuk po flas për qumështin, por si mund të sillesh me arrogancë për atë që nxjerr dy tufa presh, një arkë domate, disa qepë për të blerë një palë këpucë, për të dërguar djalin në shkollë apo për të shkuar diku.
Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër. Dhe pastaj harxhon mijëra orë në TV duke mbjellë pemë për të përmirësuar imazhin. I gatshëm të përballem me Veliajn për këto çështje. Nuk kthehem në politikë nëpërmjet kësaj PS-je. PS e vërtetë janë njerëzit e thjeshtë, jo ato që vodhën pushtetin” – u shpreh Malaj.
(E.K/FAXWEB.AL)