Disa të rinj të cilët po rrinin në shkallët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit janë shoqëruar nga policia për në komisariat. Ndërsa situata në rrugët e Tiranës për shkak të protestës së opozitës së bashkuar, policia ka nisur krehjen e zonave në qendër të kryeqytetit. Disa të rinj janë shoqëruar nga blutë teksa po rrinin në shkallët e TKOB dhe siç shihet nga pamjet e mëposhtme ata janë futur në furgona policie për ti çuar drejt komisariatit.