Kryeministri Edi Rama në konferencën e dhënë për gazetarët, u pyet dhe mbi mundësinë që palët të ulen në dialog me ndërmjetësimin e gjermanëve të CDU-së.
Rama tha se ai është i gatshëm në çdo kohë për dialog, me kushtin e vetëm që zgjedhjet lokale nuk do të shtyhen, pasi sipas tij në këtë mënyrë do të prekej Kushtetuta.
A do të pranonit ju që të dialogoni me opozitën me ndërmjetësimin e CDU-së?
Më dhatë mundësinë që të flas dhe për CDU-në të cilëve iu ka rënë për hise dhe PD si anëtare e familjes së madhe, dhe mbajtën një qëndrim absolutisht korrekt dhe të qartë. Sa i takon dialogut unë nuk kam nevojë as për gjermanë, as për amerikan, as për anglezë, për t’u ulur.
E kam thënë dhe e përsëris që dialogu është i patjetërsueshëm dhe i panegociueshëm në një vend normal dhe në një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj te vota. E kam kërkuar këtë gjë edhe kur nuk kishte kapsolla.
Sot pala tjetër ka më shumë se kurrë nevojë për dialog, po ashtu dhe vendi, se nuk ia kanë borxh shqiptarët politikanëve situata të tilla, që në vend që të pushojnë, duhet të festojnë vitin e ri që ëndërron imagjinata qesharake e udhëheqësve të opozitës. Miqtë gjermanë kanë shprehur gadishmërinë për të ndihmuar, shumë e mirëseardhur, po negociata nuk ka!
Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhet me 30 Qershorin, nuk kemi mundësi që të negociojmë Kushtetutën e Shqipërisë. Edhe në 2017 refuzuam që të shtynim zgjedhjet përtej afatit kushtetues. Këto nuk shtyhen as edhe një ditë se presidenti mes 23 dhe 30 Qershorit kanë zgjedhur 30-tën.
Në këtë pikë unë nuk kam asnjë mundësi reale për të fantazuar. Nga ana tjetër unë kam nderin e madh që të flas në emër të një shumice në parlament dhe në sytë e popullit, ajo shumicë nuk negicion dot kushtetutën dhe të drejtën e vet për të hyrë në zgjedhje. Do shikoni shumë paketa këto ditë, që prodhohen këtu, për tiu thënë demokratëve që të mos mblidhen si të pavarur, për t’i mbajtur me garietë të vetët që u janë pakësuar.
(E.K/FAXWEB.AL)