Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët u ndal edhe tek protesta e opozitës, qytetarët e ndaluar nga policia dhe arsyet se pse sipas tij bëhen këto protesta.
Rama ju drejtoi disa pyetje protestuesve që marrin pjesë në tubimet e opozitës duke u shprehur gjithashtu se ato nuk janë marshime që ju shërbejnë qytetarëve dhe vendit.
Kryeministri foli edhe për imazhin që krijojnë sipas tij këto protesta dhe dëmin që i shaktohet vendit duke cituar edhe turizmin që po e pëson sipas Ramës më së shumti.
“Nuk më impresionon numri më i pakët i protestuesve që morën pjesë në tubimin e djeshme. Përsëri rrezikuan jetën e uniformave blu, krijuan disa plagë për disa prej tyre. Mbi të gjitha e djeshma ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit nga të vetëpërjashtuarit në gjithë trajektoren e marshimit absurd që u zhvillua gjatë ditës së djeshme. Nuk rrëzohet e as zëvendësohet qeveria me marshime e aq më pak me bombula molotov e kapsolla. Por përbejnë një mjet për të baltosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës, por edhe për të goditur ekonominë e vendit dhe të famijarëve që jetojnë këtu.
Një grup që menaxhojnë turizmin më shprehën para se të vija këtu shqetësimet ku për shkak të imazhit ka rënie të prenotimeve, rënie të punës në industrinë e turizmit si dhe ka rënie të të ardhurave të atyre që merren me këtë sektor. Këto manifestime në emër të gjithë atyre që thuhen, u bëjnë keq Shqipërisë dhe shiqiptarëve.
E vetmja pjesë që nuk ndryshon dhe nuk ka shans të preket nga gjithë kjo është qeveria, gjithçka tjetër preket dhe ndryshon për keq. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që ju shkojnë nga pas këtyre udhëheqësve të sëmurë kronik që nuk kane arsye për të parë të ardhmen, se nuk janë ata dhe pushimet e tyre verore që dëmtohen, as xhepat e tyre që shpohen dhe as fëmijëve të tyre që vuajnë mungesën e të hollave që prek kjo lloj çasje destruktive, por në radhë të parë ju që ju shkoni pas, që keni të gjithë të drejtën e zotit të mbështesni e doni dikë tjetër në formën e qeverisjes. Sot ka një gjyq për të arrestuarit e të shtunës, janë të gjithë njerëz të zakonshëm, të manipuluar dhe të nxitur për të ushtruar dhunë që do e pyesin me siguri veten se për kë e bënë, kujt i shërbeva dhe çfarë fitova,. Të tjerë do pyesin veten së për kë po shkoj të shkël ligjin, të vë zjarr përballë asaj që ligji e jep në këtë rast, të protestoj për veten dhe të ardhurat e vendit.
Natyrisht që ata shkojnë e flenë në shtëpitë e tyre pasi mbarojnë punë me migrofonat dhe nxitjes së urrejtjes, shkojnë në shtëpi. Është një pyetje që të gjithë t’ia bëjnë vetes. Kanë të drejtë gjithë të mendojnë në mënyrë e forma të ndryshme, por kush cënon liritë dhe të drejtat e tjetrit është i tepërt në territorin ku jetojnë njerëzit e lirë, dhe pastaj vazhdojnë qëndrimin në një vend tjetër ku vazhdojnë për ca ditë vuajtjen e heqjes së lirisë. Por për kë, për Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën që kanë mungesë të theksuar idesh dhe projektesh”, tha Rama
Ai foli edhe për bombat Molotov që sipas tij janë përdorur nga protestuesit duke argumentuar se përdoreshin për të hedhur në erë tanke, dhe sipas tij kjo nuk është lojë, janë mjete luftarake.
“Si mund të zëvendësohet një alternativë qeverisëse me një trup pa kokë, që i çojnë këmbët në kryqëzime rrugësh. Është e papranueshme! Natyrisht që për sa më takon është moment për të shprehur mirënjohjen më të thellë për të gjithë sakrificën që bëjnë njerëzit me uniformë, respekt dhe për gazetarët që detyrohen të rrijnë në një vend të rrezikshëm për të bërë si duhet punën e tyre.
Bombat Molotov përdoreshin për të hedhur në erë tanke, nuk është lojë, janë mjete luftarake. Nëse bien në trupin e një njeriu mund ta shpërthejnë atë, ishim këtu kur një vajze të re iu këput dora, mund ti kishte shpërthyer edhe kokën, se i ra mes qafës dhe shallit. Si ai që erdhi këtu dhe kishte hequr dhe rrobat, dhe mund të kishte përfunduar keq, kjo është një shfaqje papërgjegjshmërie. Këto shfaqje i japin politikanët që veshin jelekët e verdhë! Ky është fundi! Shërim të shpejtë të gjithë efektivëve që kanë marrë plagë në këto shfaqje absurde dhune, verbërie dhe barbarie politike”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)