09:34 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kandidoi gardistin e grupit të zjarrit në 21 Janar, Rama e komenton për herë të parë: Ai ka informuar…

13:56 | 14/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kandidoi gardistin e grupit të zjarrit në 21 Janar, Rama e komenton për herë të parë: Ai ka informuar…

Për herë të parë pas vendosjes së Agron Malajt si kandidat për Bashkinë e Matit, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer dhe arsyet e këtij vendimi, ku është ricikluar gardisti i 21 Janarit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Fax news, Rama tha se Malaj vërtetë ka qenë pjesë e grupit të zjarrit në 21 Janar, ama ai nuk ka qëlluar mbi turmën.

Kryeministri vijoi më tej duke thënë se ai kishte kryer të gjitha verifikimet, dhe Malaj është një nga gardistët që ka hedhur më së shumti dritë mbi atë që ndodhi në 21 Janar, ku mbetën të vrarë 4 protestues të PS-së.

Gazetarja e Fax News, Ambrozia Meta: Pse ke vendosur në Mat, gardistin e 21 Janarit, që u shkarkua nga Saimir Tahiri, pasi ishte pjesë e grupit të zjarrit?

Rama: Shumë faleminderit për pyetjen, se e vërteta është që Agron Malaj ka qenë pjesë e gardës së republikës, ka qenë pjesë e grupit, po është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit.

Juve që merreni me informacionin keni të gjithë të drejtën por edhe detyrën, që para se ti vendosni njerëzit në një kornizë shabllon, unë i kam bërë verifikimet e mia. Është e vërtetë që është larguar, për ti dhënë mundësi transparencës për të gjithë procesin, po bëhet shumë propagandë me këtë.

Në cilën sferë të imagjinatës mund të shkoja unë që të pranoja në lidershipin tonë lokal, një person që do të ishte fajtor qoftë edhe moralisht për 21 Janarin. Ai ka informuar imtësisht për atë që ka ndodhur.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: agron malajpyetet nga fax newsm gardisti malaj per matin
Pas

Rama justifikon Dakon me ‘precedentin’ Tahiri: Kërkuan arrestimin e tij dhe nuk nxorën asgjë, ma kërkoi vetë moskandidimin

Para

Çfarë do t’i ofroni mikut tuaj Lulzim Basha? Edi Rama çudit me ‘’ofertën” e tij

Para
Çfarë do t’i ofroni mikut tuaj Lulzim Basha? Edi Rama çudit me ‘’ofertën” e tij

Çfarë do t’i ofroni mikut tuaj Lulzim Basha? Edi Rama çudit me ‘’ofertën” e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Njëri kërkohej në Greqi, tjetri në Belgjikë. Arrestohen dy shqiptarët në Kakavijë

EMRI/ Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.