22:02 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërtimi i inceneratorit në Fier/ Përfundon seanca gjyqësore, Lavdosh Ferruni: Nuk ka për t’u ndërtuar

16:22 | 17/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërtimi i inceneratorit në Fier/ Përfundon seanca gjyqësore, Lavdosh Ferruni: Nuk ka për t’u ndërtuar

Fshati i Verrisë në Fier, i cili u bë i njohur për opinionin publik për ngritjen e një inceneratori për mbetjet urbane në këtë zonë, tashmë është kthyer në një fshat të braktisur. Të gjithë po largohen nga aty pasi humbën me protestat dhe peticionet e nënshkruara në kundërshti të ndërtimit të inceneratorit.

Banorët nuk shohin të ardhme pasi impianti i mbetjeve do të helmojë ajrin ujin dhe tokën. Kjo popullsi fermere dhe blegtore e sheh jetën të paralizuar këtu ndaj dhe shumë kanë marrë rrugët e emigrimit.

Por kjo nuk i ka penguar ata me mbështetjen e avokatëve dhe ambjentalistëve që të hapin një proces gjyqësor me të cilin kërkojnë që të anullohet vendimi për ndërtimin e këtij inceneratori.

Sot ishte seance e radhës në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë ku për migrofonin e Fax Neës ambientalisti Lavdosh Ferruni u shpreh se ndërtimi i tij është i dëmshëm për ekonominë dhe banorët e zonës.

“Nga pikëpamja ekonomike është e papërshtatshme, qoftë nga pikëpamja sociale ashtu edhe ushqimore pasi mund të transmetohet ndotja për shkak të inceneatorit. Ndotja e tij cilësohet si më e rrezikshmja në planet, ne do ta fitojmë këtë betejë dhe nuk ka për tu ndërtuar. Ai ka kosto të mëdha për vendin tonë si dhe është i rrezikshëm për banorët. Banorët kanë paraqitur provat në gjykatë që e dëshmojnë këtë gjë”, tha ndër të tjera Ferruni.

Ndërkohë avokatja Dorina Ndreka e cila mbron palën paditëse tha se ky project nuk duhej lejuar as në parim pasi kontrata përmban shkelje të rënda ligjore.

Ajo shtoi se është optimiste që deri në muajin Gusht do të merret një vendim pozitiv në favor të banorëve.

“Së pari ky projekt nuk duhet të ishte ndërtuar si parim pasi ka opsione për zgjedhje shumë të mira. Nga ana tjetër, shkeljet janë shumë flagrante, po ndërtohet në tokë bujqësore ku ligji e ndalon, po ndërtohet pa miratimin e publikut, ka mungesa të theksuara ligjore. Ne shpresojmë që gjykata administrative ti konstatojë këto shkelje si të paligjshme. Palët e paditura nuk janë paraqitur dhe kjo nuk ndikon as për mirë as për keq. Shoqëria e ndërtimit ka qenë në 2 seancat e kaluara por gjykimi mund të vazhdojë edhe në mungesë të tyre. Sot u ndërpre për shkak se orari i parashikuar ishte i gjatë por nuk besoj se do të shtyhet shumë si ëështje. Unë parashikoj që ky proces do të mbyllet para muajit Gusht”, tha avokatja Ndreu.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: DORINA NDREUINCENERATORI I FIERITLavdosh ferrunivarri
Pas

Ndërpritet energjia në Tiranë për 6 orë, ja zonat ku OSHEE do të ndërhyjë për investim në kabina

Para

‘Po gjoksin ku e le’, Emina Cunmulaj i kthehet ndjekëses: Ekam lënë në avionin privat

Para
‘Po gjoksin ku e le’, Emina Cunmulaj i kthehet ndjekëses: Ekam lënë në avionin privat

'Po gjoksin ku e le’, Emina Cunmulaj i kthehet ndjekëses: Ekam lënë në avionin privat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

Papa Leoni XIV: Lufta nuk duhet të bëhet normalitet, armët e avancuara janë tundim që duhet refuzuar

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.