Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur sot në një takim 61 kandidatët e PS-së për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Duke iu lënë porositë e tij kandidatëve, kreu i PS-së kërkoi që fushata të bëhej derë më derë te qytetarët, dhe që askush të mos e mendojë se përballë nuk ka rivalë.
Rama shfrytëzoi këtë takim, për të thënë edhe njëherë tjetër se ai nuk do të japë dorëheqjen.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Oferta politike nuk është e plotë, në vend që të hynin me nder në garë, ku dhe mund të fitonin ndonjë bashki, zgjodhën që ti bëni qederin Shqipërisë. Do të ketë një fushatë intesvive si asnjëherë më parë, derë më derë me njerëzit.
Do të shpenzojmë të gjitha energjitë tona, aty ku do të kemi përballë kandidat të opozitës apo kanidatë të pavarur, sepse kjo do të jetë një betejë për të fituar zemrat e shqiptarëve.
Opozita fatkeqësisht është shndërruar sot në një fantazmë të së shkuarës. Duhet ta kthejmë 30 Qershorin në një ditë të re përpjekjesh për demokracinë e vendit.
Një vend mbahet peng nga një njeri që plaket si mos më keq, ka shaluar gjuhën shqipe dhe ka masakruar çdo normë. Janë boll, 30 vjet, që ky vend thith gazin nga një i njëjti vend që urrejtjen klasore e solli në partinë Demokratike në formën e një urrejtje të verbër ndaj shqiptarëve. E pastaj çudit planetin me djegie mandatesh.
I njëjti lider, në krye të së njëjtës parti që si president dogji Shqipërinë në luftë civile, si kryeministër vrau dhe plagosi protestues që armën më të rrezikshme kishin pankartat, të vazhdojë sot të kërcënojë me zjarr e flakë popullin nga frika se do i vi më shpejt fleta e drejtësisë se sa fleta e takimit me Shën Pjetrin.
Sot duan me çdo kusht ta bëjnë leckë në sytë e botës. I humbën zgjedhjet si në harados, edhe pse ishin në qeveri, Kapitulluan politikisht në parlament, e moralisht.
Nuk e mundim dot me zgjedhje, ndaj Rama ik. o burra të shpëtojëm vatanin, se kemi me vete edhe filxhanin. Të iki Rama që të qetësohen të marrasurit për pushtet. por është hap pas, nga nisi rruga jonë e vështirë.
Unë nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes, ku përballem me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale, se buuum ballafaqohem me një problem real. Një luftë ku një herë marr frymë i lehtësuar kur zgjidh hallin e një njeriu të zakonshëm, herën tjetër mezi mbushem me frymë kur dikujt i është cënuar e drejta.
(E.K/FAXWEB.AL)