Moderatori dhe gazetari i njohur, Adi Krasta, ka patur të ftuar mbrëmjen e djeshme deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati.
Duke komentuar dorëheqjen e kancelarit të Austrisë Sebastian, Kurz, ka patur dhe një debat mes moderatorit Krasta dhe deputetit Bushati, i cili në pamundësi për të argumentuar arsyet se pse Rama nuk duhet të largohet nga qeveria, tregon të njëjtën histori se sa vota mori Basha në lagjen e tij.
Në debat e sipër Krasta me ironi thotë se Bushati do të jetë kryeministri i qeverisë teknike.
Pjesë nga debati:
Krasta: Kurz dha dorëheqjen…
Bushati: Dëgjo, a e di ti se sa vota mori Basha ke lagja ime, aty ku ai ka lindur…
Krasta: Të lutem jo të njëjtën histori në çdo televizion që shkon ..
Bushati: Faleminderit që më ndiqke…
Krasta: Të ndjek mo si s’të ndjek, ti do të bëhesh kryeministri i ardhshëm, ai i qeverisë teknike…