Prej disa ditësh po zhvillohet forumi i biznesit Shqipëri-Kosovë, i cili po mbahet në Tiranë.
Të ftuar në forum janë mjaft ekspertë të fushës të biznesit dhe politikanë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj u shpreh se biznesi i Kosovës nuk ka pse të paguajë për vendimet e Shqipërisë.
Më tej ai shtoi se taska e Rrugës të Kombit penalizon bizneset kosovare.
“Na thoni çfarë pengesa keni, jemi të gatshëm t’i heqim”, u shpreh Limaj.
“Ka disa barriera mes dy vendeve që duam t’i heqim sa më shpejt. Ata janë barrirat më të mëdhaja me të cilat hasen institucionet tona.
Ka disa masa që qeveria shqiptare e mbron prodhimin e saj vendor me disa ligje, që të prekë e prodhimin e Kosovës.
Tregjet tona duhet t’i shohim si treg të përbashkët”, u shpreh një nga ekspertët e biznesit në Kosovë.
Më pas fjalën e ka marrë Ministri për Mbrojtjen e Sipërrmarjes në Shqipëri, Eduard Shalsi.
“Sot kemi lajmin se në mes të qershorit duhet të fillojë komunikimi me tarifa shumë të reduktuara.
Ajo që merr rëndësi është komunikimi. Kemi komunikim si asnjëherë më parë. Bizneset janë më afër, qeveritë më afër, ne tashmë kemi hapur një urë të re komiunikimi.
Duhet të kemi kujdes me fjalën korrigjim tarifash”,- u shpreh Eduard Shalsi.