Pas kërcënimeve me burg për këdo që pengon zgjedhjet, duket se socialistët janë të vendosur që të ngjallin panik në radhët e qytetarëve, një muaj para 30 Qershorit. Së fundi në media panë qeverisë është publikuar dhe “menuja e burgut”, e cila mësohet se është përgatitur nga ekspertët e komunikimit te mazhorancës.
“Menuja e burgut” është një përmbledhje e dispozitave të Kodit Penal mbi prishjen e zgjedhjeve, nga “kuzhina” e të cilit pritet të dalin edhe “pjata” të tjera gjatë javëve në vijim, për të “pushtuar” tavolinat e mediave sociale
Në media thuhet se vetë kryeministri Edi Rama e ka pëlqyer këtë ide, dhe ka mbështetur shpërndarjen e saj në rrjetet sociale. Vetë kreu i qeverisë dhe në mbledhjen e fundit të grupit të PS-së theksoi se qytetarëve duhet t’iu bëhet refren kënga se kush prish zgjedhjet rrezikon deri në 5 vite burg.
“Mirë se erdhët në shtetin shqiptar! Për të gjithë të apasionuarit e dhunës ndaj zgjedhjeve, kjo është oferta dhe specialiteti i ligjit”, thuhet në foton e shpërndarë ndërsa dënimet variojnë nga 3 muaj në 5 vite burg.