Ish-deputetja dhe pedagogia Mimoza Hafizi ka qenë e ftuar në studion e Fax News, ku ka prezantuar dhe lbrin e saj më të fundit ‘’Pika trëndafil’, një roman shkencor që flet për njerëzit dhe alienët. Fizikantja Hafizi tha se duhen gjetur mënyra të thjeshta në mënyrë që njerëzit të kuptojnë më mirë dukuritë shkencore.
“Unë nuk jam shkëputur asnjëherë nga Fakulteti, në këtë roman që unë kam publikuar, e bën shkencën më të prekshme për njerëzit. Ky libër mua më ka bërë një dhuratë të jashtëzakonshme, që më ka mundësuar që të takoj shumë gjimnazistë. Është një mënyrë që brezit të ri ti hapim dritaret e jetës”, u shpreh Hafizi.
Ndëkohë ish-deputetja e PS-së nuk ka lënë pa komentuar as zhvillimet më të fundit në vend, siç ishte vendimi i djeshëm i dhënë nga Këshilli i Europës, që rekomandonte nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE pa kushte të Shqipërisë.
“Më duket qesharake propaganda e bërë nga qeveria, pasi ne kemi qenë prezent i skandaleve të njëpasnjëshme të kësaj qeverie. Shqiptarët çdo ditë e më shumë po largohen nga vendi, vitin e kaluar qeveria e festoi hapjen e negociatave, dhe serish sot po bëhen të njëjtat thirrje,
Unë do të dëshiroja shumë që shqiptarët ta kishin shansin që të futeshin në Europë, po ende politika nuk ka realizuar një shtet për shqiptarët.
Nuk më duket se ka ndodhur ndonjë ndryshim nga viti i kaluar në këtë progres raport. Më shumë sesa të lëxoj rreshtat e një raporti kam dëshirë që të lëxoj atë që vuajnë çdo ditë qytetarët. Rreshtat e raportit janë arsye debatesh që nuk çojnë askund, dhe nuk përmirësojnë aspak jetën e qytetarëve”, u shpreh Hafizi.
E pyetur nga gazetarja Armela Ferko për situatën mes opozitës dhe qeverisë, Hafizi u shpreh e bindur se Rama do të vendosë që të shkojë i vetëm në zgjedhje.
“Unë them që situata politike është rrjedhojë e sjelljes politike 30-vjeçare në vendin tonë, një politikë që është e shkëputur nga qytetarët, dhe iu intereson një grupi shumë të vogël njerëzisht për tu pasuruar. Një përplasje e tillë mund të jetë dhe asgjesuese për një pjesë të klasës politike.
Kam përshtypjen se zoti Rama do të vazhdojë rrugën e vetë, dhe do të ketë një përplasje, rruga e opozitës është njëkalimshme dhe nuk mund të kthehet dot më pas. Zoti Rama mendon se politika është e përjetshme, dhe nuk e konsideron tërheqjen.
Unë nuk jam më pjesë e LIBRA-s, është tërësisht jashtë ligjit, pasi nuk ka kryetar dhe nuk ka as instanca drejtuese. Ajo që është më shqetësuese është se këta persona përfitojnë nga fondet publike”, përfundoi Hafizi.