16:02 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Është kandidat për SPAK-un, merret vendimi për prokurorin e Krimeve të Rënda

14:08 | 07/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Është kandidat për SPAK-un, merret vendimi për prokurorin e Krimeve të Rënda

Është konfirmuar në detyrë prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Edvin Kondili. Ky ka qenë vendimi i dhënë sot nga KPK, për Kondilin, i cili është njëherësh dhe kandidat për SPAK.

Trupa Gjykuese përbëhej nga: Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia,  Xhensila Pine. Prokurori ka rezultuar i pastër në të treja shtyllat e vlerësimit që janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Një nga dosjet më të rëndësishme që ka në dorë së fundi Kondili është dhe ajo për 613 kilogramë kokainë që u kapën në Durrës, ku aludohet se janë të përfshirë dhe emra ish-deputetësh dhe ministrash.

Çfarë u konstatua në seancën dëgjimore:

Relatorja Xhensila Pine u shpreh se në lidhje me pasurinë ILDKPI ka dorëzuar raportin se subjekti ka bërë deklarim të saktë, ka burime të ligjshme për pasurinë, nuk ka kryer fshehje pasurie, nuk ka kryer deklarim të rrem.

Lidhur me pasurinë KPK ka evidentuar: Apartament 86 m2 në Tiranë i blerë në 2011 me 70 mijë euro. 60 mijë euro kredi nga bashkëshortja dhe 10 mijë kursime dhe paga. Rezulton se bashkëshortes i është dizbursuar shuma. Nga analiza e KPK-së i ka rezultuan se ka patur të ardhura, edhe nga përputhje e shkresave.

Hua nga vëllai i bashkëshortes në 10 mijë euro. Subjekti ka deklaruar se është marrë për të paguar kredinë, për shkak të interesave.

KPK kreu hetim në lidhje me burimin për 10 mijë eurot e dhëna nga vëllai i bashkëshortes. Ky i fundit ka deklaruar se i ka të ardhurat nga puna në shtet.

Automjet mercedez benz i blerë 500 mijë lekë, me kursime nga pagat, i shkëmbyer me tjetër automjet duke shtuat 420 mijë lekë. Në hetim ka rezultuar se ka patur të ardhura.

Subjekti ka deklaruar të ardhura të ligjshme në llogari bankare.

Kursime në kesh, 1.4 mln lekë. 1.1 janë sjell nga bashkëshortja pas martese. Pas hetimit të KPK rezultoi se ajo ka qenë e punësuar dhe ka patur të ardhura të ligjshme.

Subjekti ka marrë një kredi konsumatore 450 mijë lekë për të ndihmuar një nip të tij.

Përsa i përket figurës, DSIK raporton se Kondili ka plotësuar sakt formularin dhe se ai nuk ka kontakte të papërshtatshme. Sipas DSIK, Kondili i përshtatshëm për të vijuar detyrën.

Aftësia profesionale, subjekti shfaq aftësi në zbatim të ligjit. Identifikon saktë normën ligjore, arsyetim ligjor, me gjuhë të kuptueshme. Ai bën analizë për faktet e mbledhura. Kryen procedura ligjore që janë produktive.

Lidhur me vendimmarrjen, subjekti është korrekt. Aftësia për administrim dosjesh, ka treguar aftësi të mirë. Për etikën, ai përdor gjuhë dhe etikë profesionale.

Për integritetin, nuk kanë dalë të dhëna për presione. Në asnjë dosje nuk është dokumentuar gjuhë diskriminuese. Nuk ka masë disiplinore në fuqi.

Janë tre denoncime në drejtim të tij. Nuk janë gjetur nga KPK shkelje dhe indicie, duke u vlerësuar jo të vlefshëm.

Edvin Kondili ka deklaruar se është plotësisht dakord me gjetjet e KPK-së dhe ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë: Plotësisht dakord me rezultatet e hetimit të kryer ndaj meje. I qëndroj shpjegimeve që kam dhënë me shkrim. I hapur për çfarëdolloj pyetje.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Edvin Kondilikalon vetingun kondili
Pas

Skandali me listat e zgjedhësve, komenton Gjata: Skema e PS-së për të manipuluar votat, ku është OSBE?!

Para

‘’Janë bërë dosjet e prokurorëve si bordello, hyr, dil dhe paguaj”, reagimi i fortë i gazetarit: Bëjnë si u do b*tha

Para
Raporti/ Sekretet e Arta Markut e Donika Prelës dhe viza amerikane

‘’Janë bërë dosjet e prokurorëve si bordello, hyr, dil dhe paguaj”, reagimi i fortë i gazetarit: Bëjnë si u do b*tha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balluku në Athinë: Shqipëria e angazhuar për sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër në rajon

Katz: Është shkatërruar selia qendrore e sigurisë së brendshme iraniane

Kryeministri britanik Starmer thërret mbledhje urgjente të komitetit Cobra pas tensioneve mes Iranit dhe Izraelit

Balla në Strasburg: Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda dekadës

Britania e Madhe evakuon familjet e diplomatëve nga Izraeli për shkak të krizës me Iranin

Izraeli sulmon objektiva në lindje të Teheranit

Skenari i sulmit amerikan ndaj Iranit: Bombat 13.6 ton do përpiqen të rrëzojnë 1 mal

Britani/ Parlamenti voton në favor të dekriminalizimit të abortit

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Qarkun e Korçës: Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.