Ka nisur konferenca e presidentit Meta, po ku argumenton vendimin e tij për të shtyrë datën e zgjedhjeve lokale që ishin planifikuar që të mbaheshin në datën 30 Qershor.
Meta u shpreh se presidenti është i vetmi organ kushtetues që mund të vendosë për datën e zgjedhjeve qoftë lokale, qoftë ato qendrore. Presidenti theksoi se ai kishte grumbulluar të dhëna se në rast se në 30 Qershor do të mbaheshin votime, vendi mund të shkonte drejt një konflikti civil me pasoja shumë të rënda për vendin.
“Sipas nenit 92 të Kushtetutës, presidenti është i vetmi organ kushtetues që mund të caktojë datën e zgjedhjeve, për organet e pushtetit vendor. Sipas Kushtetutës pa patur një datë nga presidenti zgjedhjet nuk mund të bëhen. Data 30 Qershor është vendosur nga ana e presidentit që në muajin Nëntor të vitit 2018, në një kohë kur klima politike ishte e qetë.
Presidenti ka ndjekur në vijimësi shprehjen e vullnetit të forcave politike për të qenë pjesë e këtij procesi. Partitë politike nuk janë regjistruar në zgjedhje duke prezantuar edhe shkaqet që sipas tyre kanë të bëjnë me faktin që nuk garantohen zgjedhje të lira. ky vendim ka pasuar me djegien e mandateve duke bërë që edhe jeta parlamentare të kalojë në krizë. Vendi nuk ka krizë kushtetuese dhe Gjykata e Lartë ka dalë jashtë funksionit duke sjellë mos balancimin pushteteve.
Përpos thirrjeve dhe mesazheve të presidentit dhe të miqve tanë ndërkombëtarë, për fat të keq palët nuk kanë reflektuar, me mazhorancën që nuk ka marrë asnjë hap për të bërë një dialog me palën tjetër. Nga ana tjetër dhe opozita shprehet e vendosur se do të pamundësojë zgjedhjet përmes mjeteve të panjohura. Si president evidentoj se vendi mund të shkojë drejt një konflikti të paparashikuar, e konsideroj këtë si një rrezik serioz për stabilitetin e vendit”, u shpreh Meta.
(E.K/Faxweb.al)