Durim Bami kërkon si dëmshpërblim 8.4 milionë lekë nga shteti pasi u arrestua për kallëzim të rremë ndaj atentatit të deputetit Tom Doshi.
Durim Bami kërkon dëmshpërblim për burgim të padrejtë nga drejtësia.
Shkresa e cila mban firmën e avokatit Ilir Murati, është dorëzuar në gjykatën administrative në fund të muajit të kaluar.
“Paditësi Durim Bami i drejtohet Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Tiranë për të kërkuar kompensim për burgim të padrejtë për periudhën kohore prej 2 vjet e 5 muaj e 19 ditë”, thuhet në shkresë.