Mbrëmjen e sotme janë publikuar 10 përgjime të reja nga gazeta gjermane Bild.
Në përgjimet, të cilat kishin lidhje me dosjen 184, janë përmendur emra të njohur të politikës shqiptare por jo vetëm.
Mes personave që marrin pjesë në audio-përgjim dhe merave më të lakuar është dhe ai I Ymer Lalës.
Në përgjimin 5 dëgjohet Ymer Lala, një person me perecedentë penalë që flet me nipin e tij për një program të Fiks Fare që ka publikuar një kamer të fshehtë të blerjes së votave në Dibër. Ymer Lala është edhe babai i deputetes së PDIU, Reme Lala që menjëherë pas fitores kaloi me PS-në.
Lala, biznesmeni i njohur, i cili ka marrë një sër akuzash nga ana e Partisë Demokratike është i përmendur në përgjime, e për rrjedhim dhe në dosjen 184.