“Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nënpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm”, ka shkruajtur Rudina Hajdari, deklaratë e cila ka ngjallur mjaft reagime lidhur me vizitën që Petrit Vasili bëri në zyrën e Ilir Metës disa ditë më parë.
Pas përfaqësuesit të presidencës, Tedi Blushi ka reaguar edhe ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e cila ka deklaruar se shërbimet që Hajdari i ka bërë qeverisë Rama, do ia kishte zili edhe vetë Elisa.
“Më duket se i është shtuar grupit të fortë të konkurencës që është krijuar brenda Rilindjes, se kush i bën më shumë hije shefit të madh. Nën siglën e PD, nuk la zyrë e derë pa hedhur vrer. Megjithatë, për këto, përgjigjen do e japë përballë votuesve të PD”.
Mehmetaj vijon më tej duke thënë se përpara se deputetja të shesë moral e të bëjë shenjtoren, duhet të dijë sipas saj, se për të qenë shenjtore nuk mjafton një “shën” përpara!
Reagimi i plotw:
Me Rudinën nuk kam dashur të merrem kurrë, marrëzitë e saj i kam justifikuar me pamundësitë fizike dhe rrethanore që ka për të gjykuar drejtë!
Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vet Elisa. Më duket se i është shtuar grupit të fortë të konkurencës që është krijuar brenda Rilindjes, se kush i bën më shumë hije shefit të madh. Nën siglën e PD, nuk la zyrë e derë pa hedhur vrer. Megjithatë, për këto, përgjigjen do e japë përballë votuesve të PD.
Tani, meqënëse Rudina që na u shit me principe përëndimore, ra në vulgun e Ramës e filloi komentet me gra e familje, po i kujtoj kodin e moralit të shqiptarit:
Familja është e shenjtë, nuk preket!
E përpara se të shesë moral e të bëj shenjtoren në hapsirën politike shqiptare, duhet ta dijë se për të qenë shenjtore nuk mjafton një “shën” përpara!
(F.GJ/FAXWEB.AL)