13:45 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debati pas deklaratës së ambasadorit, Meta pyetje publike për Luigi Sorecën

11:38 | 03/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debati pas deklaratës së ambasadorit, Meta pyetje publike për Luigi Sorecën

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me deklaratat e Ambasadorit të Bashkimit Europian lidhur me nevojën emergjëente të dialogut politik për ti dhënë përparësi reformës në drejtësi.

Meta ka ngritur disa pyetje publike për Sorecën  ku ndër të thera e pyet se a ishte ai për nxitjen e dialogut mes palëve, a kishte marrë ai ndodnjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve si dhe ai ka kërkuar kërkuar Soreca mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane?

“Për pyetjet e tjera për Reformën në Drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese do vijoj më vonë, por dialogu, temat, mënyrat dhe objektivat e tij të përcaktura qartë janë prioriteti numër një për momentin, sipas mendimit tim. Përshëndetjet më të përzemërta dhe bashkëngjitur po ju kujtoj publikisht dhe qëndrimin zyrtar të Zv/kryetarit të Grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z.Johann Ëadephul”,  shkruan Meta.

Reagimi i plotë:

PYETJE PUBLIKE PËR AMBASADORIN SORECA

Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”.

Me këtë rast Presidenti ka disa pyetje publike:

A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador?

A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve?

A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane?

A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anullimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?

Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë inisiativë publikisht?

A e dini ju që në 24 maj 2019 përfaqësuesit zyrtarë të grupit kryesor në Bundestag, deputetët Wadephul dhe Schmidt, përmes një qëndrimi zyrtar kërkuan vendosjen urgjent të dialogut për zgjidhjen e krizës, madje u ofruan për moderimin e këtij dialogu me qëllimin e mirë për të ndihmuar në çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe theksuan edhe rëndësinë e një date të re për zgjedhjet vendore, që të ishin demokratike dhe gjithpërfshirëse, si domosdoshmëri për të ndihmuar çeljen e negociatave?

A e dini ju që Presidenti menjëherë reagoi duke mbështetur këtë nismë dhe tregoi vullnetin e tij për të dekretuar një datë të re të zgjedhjeve, pas dakordësimit të palëve?

A e dini ju që Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor 2019, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale gjithpërfshirëse? Çfarë qëndrimi keni ju?

A e keni sqaruar z.Rama se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës, shkelin parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pamundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në tetor 2019?

A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke patur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë jo vetëm data e zgjedhjeve lokale, por edhe e atyre parlamentare dhe presidenciale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshme të përfaqësimit në vend?

Ju e dini shumë mirë, që ditën e parë që keni mbërritur këtu, se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e mia për Delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

Për pyetjet e tjera për Reformën në Drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese do vijoj më vonë, por dialogu, temat, mënyrat dhe objektivat e tij të përcaktura qartë janë prioriteti numër një për momentin, sipas mendimit tim.

Përshëndetjet më të përzemërta dhe bashkëngjitur po ju kujtoj publikisht dhe qëndrimin zyrtar të Zv/kryetarit të Grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z.Johann Wadephul.

DEKLARATA E ZV/KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR CDU / CSU, Z.JOHANN DAVID WADEPHUL:

“Pas vendimit të Presidentit, ekziston një situatë e re politike dhe të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit, duke përfshirë zgjedhjet lokale demokratike me kandidatë potencialë të shumëfishtë, që do të thotë se TË GJITHË DUHET TË PRANOJNË VENDIMIN E PRESIDENTIT dhe pastaj marrin pjesë në procesin politik. GJITHÇKA TJETËR DO TË JETË JO EUROPIANE dhe do të shtonte dyshimet në mënyrë të panevojshme sa i përket dobishmërisë së procesit të aderimit, duke krijuar kështu një bazë të re për bashkëjetesën paqësore të konkurrentëve politikë.
Në Europë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë esenciale për një shtet po aq të qëndrueshëm dhe demokratik. NËSE SHQIPËRIA DËSHIRON TË SHKOJË NË KËTË RRUGË DREJT EUROPËS, SIGURISHT QË DO TË MARRË NDONJË MBËSHTETJE NGA GJERMANIA. “

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ilir metakriza politikeluigi sorecareforma ne drejtesi
Pas

Alarm i kuq: Athina kërkon vetëvendosje për “Vorio Epirin”

Para

Shfrytëzonte kompaninë ku punonte për të vjedhur, arrestohet 29-vjeçari

Para
Shkelën urdhërin e Gjykatës dhe lëviznin me armë zjarri, arrestohen dy të rinj

Shfrytëzonte kompaninë ku punonte për të vjedhur, arrestohet 29-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohen për lidhje me Mossad-in, Irani nis hetimet ndaj 23 të dyshuarve

Masakër në Dnipro! Bilanci i viktimave rritet në 18, qyteti vijon të bombardohet nga Rusia

SPAK shpall pretencën për dosjen “Sterilizimi”,sa vite burg kërkohet për të pandehurit

Elbasan/Sekuestrohen pasuri luksoze të një shtetasi të dënuar në Itali për prostitucion

Berisha për largimin e Deromemajt: “Investimin e ka pasur në PD, vlerësimin nga partia e krimit e ka zgjedhje e tij”

Plagosi dje me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë

Berisha paralajmëron zbulimin e skemave të blerjes së votave me certifikata pronësie dhe leje ndërtimi

Berisha denoncon: 6 mijë leje legalizimi përdoren për blerje votash, farsa elektorale në 11 maj

Izraeli shpall organizatë terroriste Bankën Qendrore të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ende nuk e ka pranuar armëpushimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.