Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Bild”.
Kohfeldt përveç ekipit në përgjithësi, ka folur edhe për yllin kosovar, Milot Rashicën, të cilin e ka lavdëruar shumë.
Ai ka paralajmëruar kundërshtarët për sezonin e ardhshëm se si futbollisti nga Vushtrria do të jetë edhe më i frikshëm.
“Ai është kaq i natyrshëm në lojën e tij. Kam ndjenjën se kundërshtarët tani kanë frikë kur ai ka topin”, tha fillimisht Kohfeldt.
“Është lojtar i shkëlqyer, i cili është aq i rëndësishëm për të ndihmuar ekipin”, deklaroi tekniku i Werder Bremen.