13:02 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dyshime për pasurinë e të shoqit, merret vendimi për kandidaten për SPAK-un

09:14 | 18/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dyshime për pasurinë e të shoqit, merret vendimi për kandidaten për SPAK-un

Është konfirmuar në detyrë prokurorja Elida Kaçkini, e cila është dhe pjesë e 15 kandidatëve për SPAK, e renditur sipas sistemit të pikëzimit në vendin e 11-të.

KPK konstatoi se prokurorja nuk kishte probleme të mëdha me pasurinë, pavarësisht se në seancën dëgjimore, iu vu në dukje se nga hetimi ishin gjetur mospërputhje sa i përket një apartamenti të blerë nga bashkëshorti i prokurores para lidhjes së martesës.

Kaçkini tha se kishte sjellë dokumente mbi huatë, por në shpjegimet në sallë mbajti qëndrim se ajo nuk kishte përgjegjësi për këtë pasuri të krijuara para martesës dhe bashkëjetesës dhe tha se bashkëshorti i saj do jepte përgjigje për këto çështje, pasi edhe ai vetë do të përballej me vetingun.

Bashkëshorti i saj Bezart Kaçkini, i cili është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, ka deklaruar sipas KPK për apartamentin në deklaratën veting çmim 32 mijë euro dhe 38 mijë euro në deklaratën periodike. Nga hetimi KPK i ka rezultuar se kishte probleme për dy huatë që ai kishte marrë për apartamentin dhe mungesë burimesh për kursimet.

Relatorja Çiftja vuri në dukje se babai i gjyqtarit, nuk kishte pasur të ardhura për të dhënë huanë e deklaruar nga i biri. Po ashtu u bë me dije se huadhënësi tjetër, nuk kishte paraqitur dokumente për të vërtetuar të ardhurat.

Relatorja tha se vetë gjyqtari Kaçkini nuk kishte pasur burime për të mbuluar shpenzimet në vitin 2010 kur ishte blerë apartamenti.

Kaçkini, e cila e ka filluar karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Lushnjes dhe më pas në Tiranë, i tha KPK-së se kishte sjellë dokumente në lidhje me huatë dhe me të ardhurat e bashkëshortit. Por në qëndrimin e saj ajo vuri në dukje se nuk mund të mbahej përgjegjëse për këtë pasuri.

Ajo tha se mund të përgjigjej për rastet kur ajo kishte pasur mundësi vendimarrje dhe të shprehte vullnetin e saj dhe jo për veprime që ishin kryer sipas saj para bashkëjetesës.

E pyetur nga anëtarja e KPK, Xhensila Pine se ku kishte banuar në vitet 2010 deri në vitin 2012 kur ishte martuar, Kaçkini shpjegoi se ajo dhe bashkëshorti i ardhshëm kishin punuar në zona të ndryshme të vendit. Ajo tha se i shoqi kishte punuar gjyqtar në Tropojë, ndërsa ajo prokurore në Lushnje.

Kaçkini tha po ashtu se kishte jetuar në këtë periudhë me prindërit e saj. “Jemi një familje e madhe dhe kemi jetuar bashkë”, tha ajo, duke shpjeguar se bashkëjetesa me të shoqin nuk kishte qenë e mundur në këtë kohë.

Ajo shtoi se provë për këtë ishte fakti se shtëpia ishte bërë e banueshme pas vitit 2012, gjë që sipas saj provohej edhe nga faturat e energjisë dhe të ujit.

Pjesa tjetër e seancës për Kaçkinin u duk pa probleme. Asaj iu lexuan një sërë denonciumesh, por KPK edhe pse vuri në dukje që i kishet kërkuar shpjegime la të kuptohej se nga këto raste nuk kishte indicie për shkelje proceduriale.

Vetë Kaçkini përmendi disa prej denoncimeve duke shpjeguar se qëndrimet e saj si prokurore ishin konfirmua në gjykatë dhe se nuk kishte pasur njëanshmëri në asnjë prej çështjeve. Ajo këmbënguli se hetimet e saj kishin qenë të plota.

Pasuritë e tjera të prokurores ishin dy makina të blera 250 mijë dhe 500 mijë lekë, të cilat sipas KPK ishin të mbuluara nga burime të ligjshme.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: elida kackinikandidate per spak. kalon vetingun kackini
Pas

Krime kundër jetës së personave të tjerë, arrestohet kreu i një grupi kriminal në Tiranë (Video)

Para

Kursimet e lëna nga babai, biznesi i të shoqes dhe shkolla e djalit/ Shkarkohet drejtuesi i prokurorisë

Para
Kursimet e lëna nga babai, biznesi i të shoqes dhe shkolla e djalit/ Shkarkohet drejtuesi i prokurorisë

Kursimet e lëna nga babai, biznesi i të shoqes dhe shkolla e djalit/ Shkarkohet drejtuesi i prokurorisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Grupi i PPE-së në Këshillin e Europës u trondit nga pamjet e farsës elektorale të 11 majit në Shqipëri

Izraeli sulmon burgun në Teheran

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një 4-vjeçar pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 7 vatra zjarri, 2 ende aktive

Ina Zhupa kundër ligjit për Zonat e Mbrojtura: “Antikushtetues dhe shkatërrues për trashëgiminë kombëtare”

Izraeli sulmon centralin bërthamor të goditur nga SHBA-të

E paprecedentë në Vlorë! Aksidenti shkakton konflikt mes shoferëve, njëri prej tyre përplas makinën tjetër dhe e nxjerr nga rruga

Kadastra e Ullirit/Regjistrime të reja në Fier dhe Vlorë,cilat janë zonat e përfshira

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy vëllezër për vrasje me paramendim, tre të tjerë të akuzuar për përkrahje dhe moskallëzim krimi

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 400 vota të padrejta në procesverbalë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.